Ndeshja me Pogradecin, Alcani: Të thyejmë tersin jashtë fushe!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2022 | 12:40

Ndeshja me Pogradecin, Alcani: Të thyejmë tersin jashtë fushe!

Burreli luan në Pogradec sot dhe qëllimi është fitorja. Për 2022-shin ende nuk ia kanë dalë në transferta, ndaj Alert Alcani kërkon që të thyhet tersi.

alert alcani

“Mendoj që sot do të bëjmë kthesën e shumëpritur në transfertë. Kjo kategori ka edhe të papritura, por ne do të bëjmë maksimumin dhe do ta thyejmë tersin e ndeshjeve jashtë.

Besoj se djemtë do t’ia dalin. Fitorja e javës së kaluar na jep forcë, por kujdes euforik.

Qëllimi ynë mbetet i njëjtë, të japim maksimumin në çdo ndeshje. Shpresoj t’ia dalim, pasi e di që nuk do të jetë përballje e vështirë, por jo e pamundur për t’u kthyer në Burrel me tri pikë të plota”, tha mes të tjerash trajneri.

DRITAN KURTI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"