“Ndeshja me Monzën ishte e shëmtuar”, Di Maria: Dënimi me -15 pikë na ka goditur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2023 | 16:04

“Ndeshja me Monzën ishte e shëmtuar”, Di Maria: Dënimi me -15 pikë na ka goditur

“Është një moment i vështirë dhe ne po punojmë, por nëse me Atalantën bëmë një ndeshje shumë të mirë, ndaj Monzës bëmë një seri gabimesh të patolerueshme. Gjithsesi, ta harrojmë sa më shpejt dhe të mendojmë për ndeshjen e ardhshme”.

1243325984.0

Ishin këto fjalët e Angel di Marias, i vetmi që pati guximin të flasë përveç trajnerit: “Nuk e ndiej përgjegjësinë, pasi nuk kam pasur kurrë frikë që të marrë të tilla në karrierë. Unë pranova Juven për ta ndihmuar këtë skuadër që të rikthehet te fitoret, te trofetë, por për të arritur tek ato ne duhet fillimisht që të mos bëjmë më gabime të tilla si me Monzën. Edhe një moment i vështirë për të pasur edhe përqendrim total, pasi e vërteta është që dënimi me -15 pikë na ka goditur të gjithëve, ndonëse ky nuk është një justifikim për të pranuar ndeshja të shëmtuara si me Monzën”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"