Ndeshja me Milanin, Ronaldo kërkon të thyejë tabunë “San Siro”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2018 | 10:33

Ndeshja me Milanin, Ronaldo kërkon të thyejë tabunë “San Siro”

Nëse Kristiano Ronaldo do t’i shtojë palmaresit të tij “Topin e Artë” të gjashtë na karrierë, do të na duhet të presim edhe disa javë, por nëse portugezi më në fund do të arrijë të thyejë tabunë “San Siro”, atëherë do të mjaftojnë vetëm 72 orë, duke qenë se të dielën në mbrëmje, sulmuesi i Juventusit do t’i bëjë vizitë kuqezinjve në impiantin mitik milanez, për javën e 12-të të Serisë A.

ronaldo

Pas perlës së realizuar, por që nuk mjaftoi në mbrëmjen e Champions-it kundër Mançester Junajtid, Ronaldo do të kërkojë që të jetë vendimtar për “Zonjën e Vjetër” të dielën në mbrëmje, ku pas David De Geas, përballë do të ketë Xhanluixhi Donarumën.

Më shumë sesa një sfidë personale me portierin e Milanit, Kristiano Ronaldo ka një tabu për të thyer me stadiumin “San Siro”, të cilin, në të kaluarën, e ka vizituar pesë herë, kur mbante veshur fanellat e Mançester Junajtid dhe atë të Realit të Madridit, por në të pestat vizita që ai ka bërë, nuk ka arritur që të realizojë asnjëherë në “San Siro”, ndonëse shpreson që këtë agjërim prej pesë ndeshjes ta thyejë me bluzën e Juves. Prandaj, formacioni i stërvitur nga Xhenaro Gatuzo dhe mbi të gjitha mbrojtësit e “Djallit” janë të paralajmëruar për të dielën në mbrëmje…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"