Ndeshja me Luftëtarin, Tirana humb mesfushorin e rëndësishëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2018 | 10:22

Ndeshja me Luftëtarin, Tirana humb mesfushorin e rëndësishëm

Ardian Mema ka ravijëzuar formacionin që do të luajë në Gjirokastër. Paçka se duhen edhe disa ditë nga sfida me Luftëtarin, Tirana ka zbuluar problemet. Kështu, Asion Daja për arsye kartonësh nuk do të luajë në sfidën e radhës me Luftëtarin. Daja mori kartonin e katërt në sfidën me Kukësin dhe nuk do të luajë në Gjirokastër.

asion daja

Në këto kushte, ai që do të zëvendësojë mungesën e Dajës është Toni Maveje. Mema ka provuar formacionin me lojtarin ugandez, i cili do të luajë para mbrojtjes së bashku me Hasanin. E reja për takimin me Luftëtarin është fakti që Erando Karabeci me të gjitha gjasat do të luajë pas sulmuesit Sentamu. Në portë gjërat zor se ndryshojnë me Abibin që do të luajë titullar. Mbrojtja nuk do të ndryshojë me Dokën, Atingën, Hoxhallarin dhe Imamin.

tirana

Mesfusha do të jetë e përbërë nga Maveje, Hasani dhe Karabeci. Dy anësorët do të jenë Kobina dhe Greca, ndërsa në sulm do të luajë Junus Sentamu. Nga ana tjetër, Tirana vuan dëmtimet e Blazhevskit, Kërçikut, Oduamadit. Me grupin nuk është grumbulluar prej kohësh Majkëll Ngo, ndërsa pjesa tjetër e grupit është e plotë. Edhe Turtulli që ka pasur probleme prej dy ditësh është në fushën e lojës. Skuadra dje ka punuar dhe ka marrë ngarkesë fizike. Paradite skuadra ka zhvilluar video-analizë në stadiumin “Selman Stërmasi”, ku Mema ka diskutuar për ndeshjen me lojtarët. Pasdite skuadra është kthyer në fushën e stërvitjes, duke vazhduar punën për sfidën me Luftëtarin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"