“Ndeshja me Laçin varet nga mbrojtësit”, Belica: Ja si mund të ndalim Nuabuezen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2020 | 12:25

“Ndeshja me Laçin varet nga mbrojtësit”, Belica: Ja si mund të ndalim Nuabuezen

Zv/kapiteni i Partizanit Egzon Belica beson se Partizani e ka mundësinë të frenojë nesër sulmuesin e Laçit Kirian Nuabueze, i cili konsiderohet sulmuesi më i mirë i kampionatit. Mbrojtësi i “demave” theksoi se sfida ndaj kurbinasve varet nga mënyra si do të sillen mbrojtësit e 16-herë kampionëve të Shqipërisë.
egzon belica
“Përballë Nuabuezes – Patjetër që është e vështirë. Është ndër sulmuesit më të mirë në Superligë. Ka qenë golashënuesi më i mirë sezonin e kaluar. Por, siç e tha dhe profesori, është një duel që do të varet prej mbrojtësave. Mbrojtja fillon nga sulmi. Nëse funksionojnë mirë filtrat e parë dhe të dytë, aq më e lehtë do të jetë për ne.

Rreziku nga dëmtimet – Sa më shumë të ruhesh, aq më shumë mundësi ke të dëmtohesh. Sa më shumë frikë nga lëndimesh të kesh, aq më shumë i ekspozuar ndaj tyre. Vërtet kemi dy mbrojtësa, por janë dhe shumë çuna të rinj që me pak besim dhe pak të mbështetje mund të bëhen mbrojtësa të mirë në të ardhmen”, deklaroi Belica.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"