Ndeshja me Laçin, drejtori Rama bëhet njësh me “demat” në stërvitje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2018 | 15:13

Ndeshja me Laçin, drejtori Rama bëhet njësh me “demat” në stërvitje

Humbja me Skënderbeun duket se nuk la gjurmë te Partizani, pasi të kuqtë menjëherë arritën që të merrnin dy fitore radhazi, ku fillimisht fituan 1-0 me Kamzën dhe katër ditë më pas mposhtën Kastriotin në shifrat 2-1. Atmosfera në kampin stërvitor të “demave” duket optimiste dhe për të përforcuar harmoninë, por edhe për të qenë sa më pranë ekipit, e vërteten edhe prezenca në stërvitje e drejtorit të përgjithshëm, Olsi Rama.

olsi rama stervitje partizani

Përpos tij, zakonisht prezent në seancat stërvitore është edhe drejtori i akademisë, Genc Tomori, dhe zyrtarë të tjerë të klubit. Rama mbërriti në Pezë pasi kishte filluar stërvitja, por në fund ai i takoi lojtarët dhe komunikoi miqësisht me ata. Bashkëbisedimi mes palëve ishte i zakonshëm duke hequr barrierat drejtues-lojtar. Kur të gjithë u larguan, drejtori Rama dhe trajneri Gega vazhduan më tej bisedimet me Rubin Hebajn, të cilit po mundohen që t’i japin kurajo që të mos dorëzohet, por të ngjitet në nivelin që presin të gjithë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"