Ndeshja me Egnatian, flet Zogoviç: Duhet durim dhe… qarkullim topi
Portieri i Vllaznisë, Bojan Zogoviç, në daljen para mediave në pragndeshjen me Egnatian është shprehur se për takimin e sotëm duhen ndryshuar disa gjëra në mënyrën e lojës, për të marrë rezultatin e duhur. Sipas tij, pikërisht në këtë drejtim kanë gabuar kuqeblutë.
“Mendoj se e kemi nisur mirë, por në ndeshjet e fundit kemi pasur disa probleme. Megjithatë, mendoj që jemi një ekip që ka mjaft cilësi dhe personalitet.
Kemi gabuar, sidomos në mënyrën sesi kemi luajtur”, është shprehur fillimisht malazezi i portës shkodrane. Ai ka folur se ku duhet të korrigjohet Vllaznia për takimin e sotëm. Sipas tij, skuadra duhet të ketë më shumë durim dhe të qarkullojë më mirë topin.
“Në këtë ndeshje duhet ta mbajmë më shumë topin e pastaj të shohim drejt portës kundërshtare për të shënuar.
Vërtet këtë sezon po pësojmë shumë, por të mos harrojmë se sezonin e kaluar qëndruam 20 ndeshje pa pësuar gol.
Po përqendrohemi te ndeshja e radhës dhe do të shkojmë të marrim tri pikët. E di që kemi pësuar shumë gola dhe kjo nuk është gjë e mirë, por kemi bërë analizat tona dhe mendoj që do të jemi më mirë.
Mendoj që duhet të luajmë në mënyrë të zgjuar dhe inteligjente.
Qëllimi ynë është të mos pësojmë asnjë gol, të arrijmë të shënojmë dhe t’ia dalim të marrim rezultat pozitiv”, ka deklaruar portieri i Vllaznisë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"