Ndeshja më e rëndësishme e sezonit ndaj Tërbunit, Kamarata në “hall” te Dinamo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2020 | 12:48

Ndeshja më e rëndësishme e sezonit ndaj Tërbunit, Kamarata në “hall” te Dinamo

Dinamo ka përpara ndeshjen më të rëndësishme të sezonit ditën e shtunë, kur do të presë Tërbunin. Blutë vijnë pas fitores bindëse 0-3 në fushën e Veleçikut dhe në fundjavë kanë shansin të mundin një tjetër rival, për të rritur mundësitë e qëndrimit në Kategorinë e Parë.dinamo

Morali është i lartë në radhët e kryeqytetasve, por problem për trajnerin Fabricio Kamarata janë mungesat, që nuk janë pak. Kapiteni Boçi dhe sulmuesi Damiano Pontreli kanë plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe janë mungesa të sigurta në këtë ndeshje. Një mungesë e rëndësishme pritet të jetë edhe ajo e qendërmbrojtësit Reçi, i cili në ndeshjen me Veleçikun ka marrë një goditje që i ka shkaktuar një frakturë dhe me shumë gjasa nuk do jetë i gatshëm për takimin e radhës.

Trajneri Kamarata do të ketë kështu në dispozicion dy qendërmbrojtës, Turhanin dhe 19- vjeçarin Mija. Gjithsesi, për blutë është një ndeshje jetike dhe i vetmi rezultat që u bën punë, është fitorja. Dinamo synon të lërë pas dy rivalë për ta siguruar qëndrimin pa qenë nevoja e ndeshjes shtesë. Administratori Ermal Barushi ka shpërndarë dje një rrogë për disa futbollistë, ndërsa pjesa tjetër dhe stafi drejtues do ta shlyhen ditët në vijim.

Skerdilaid Sulozeqi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"