Ndeshja më e mirë ndaj Parmës, flet Konti: Fitorja kishte më shumë rëndësi, meritat i takojnë…

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Dhjetor 3, 2019 | 16:37

Bota FB Seria A Të fundit

Ndeshja më e mirë ndaj Parmës, flet Konti: Fitorja kishte më shumë rëndësi, meritat i takojnë…

Pas dy dëmtimeve dhe vështirësive në gjetjen e formës, Andrea Konti duket se është rikthyer në nivelet e kohës kur luante për Atalantën. Mbrojtësi ndaj Parmës zhvilloi paraqitjen e tretë radhazi si titullar, pa dyshim, edhe më të mirën që kur vishet kuqezi.Konti Milan

Duke folur për ndeshjen e së dielës, 24-vjeçari deklaroi: “Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme, për të mos thënë thelbësore. Vinim nga tri paraqitje të mira, por pa pikë na nevojitej një sukses. Parma rezultoi një rival i komplikuar, jo më kot këtu kanë vuajtur edhe ekipe të tjera”.

Stefano Pioli i beson edhe për çështje ekuilibri, por Konti po ia shpërblen me ndeshje cilësore, sidomos ajo e fundit kur izoloi si duhet një sprintier si Zhervinjo. Numri 12 kuqezi nuk pranon lëvdata dhe meritat e fitores i ndan me ekipin dhe trajnerin teksa shpjegon: “Gjatë javës kishim punuar fort dhe stërvitur mirë. Mendoj se ndeshjen e kishim përgatitur si duhej, ndaj erdhëm për tri pikë dhe ia dolëm mbanë. Fitorja ishte ajo që kishte rëndësi dhe mendoj se paraqitja jonë meritonte shpërblimin maksimal”.

Përveç mediave, edhe për shokun e skuadrës, Teo Hernandez, më i miri në fushë për “Djallin” ndaj Parmës, ishte pikërisht Konti.Konti

Mbrojtësi nuk i kushton rëndësi aspektit personal dhe mendon të vlerësojë të gjithë ekipin për fitoren e së dielës. “Krijuam shumë raste, por në disa prej tyre nuk patëm fat e në të tjera shënjestër. Parma mbetet një ekip i vështirë, sepse është nga ata rivalë që mund të të shënojnë në çdo moment. U treguam të zotë në qarkullimin e topit, duke goditur sa herë na u dha mundësia. Fitorja ka shumë rëndësi për besimin dhe renditjen, ndaj le të vazhdojmë përpara në këtë mënyrë”, përfundoi Konti për televizionin e klubit të Milanit.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com