“Ndeshja më e mirë e sezonit”, Kallaku: Meritonim fitoren, tifozëve iu kërkoj falje për …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 29, 2020 | 19:31

“Ndeshja më e mirë e sezonit”, Kallaku: Meritonim fitoren, tifozëve iu kërkoj falje për …

Sherif Kallaku ishte njeriu i ndeshjes në barazimin 2-2 që Teuta arriti në shtëpi ndaj Kukësit. Mesfushori realizoi dopietë, duke u shndërruar në një protagonist absolut te skuadra durrsake. Në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, Kallaku u shpreh:

bandicam 2020-02-29 19-26-55-556

“Penalltia në Korçë nuk ishte penalltia ime, unë gjithmonë kur godas bëj atë hapim fals, atje ndoshta ndikoi edhe presioni. Fati nuk ishte me mua. Ndërsa sot ishte komplet e kundërta. Ekipi ka bërë sot ndeshjen më të mirë të sezonit. Sot meritonim vetëm fitore. Me të vërtetë është ndeshja më e mirë në këto 2 sezoni. Por mund edhe ta humbisni.

Unë jam mësuar me përgjegjësi. Gjithmonë shikoj veten dhe lojën time. Duke bërë mirë, ndihmoj veten edhe skuadrën. Është e vërtetë që nuk kam pasur formë të mirë, por po e rris gradualisht. Shënova dopietën time të parë, në Durrës ka pasur shumë tifozë që kanë qenë kritikues, ndoshta unë gabova sot dhe kërkoj falje për reagimin, por edhe ata duhet të kuptojnë. Nga gabimet do të mësojmë. Jam akoma i ri”, u shpreh Kallaku.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"