“Ndeshja më e dobët nën drejtim tim”, Shpëtim Duro: Ja çfarë më tha asistenti për golin e anuluar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2021 | 16:25

“Ndeshja më e dobët nën drejtim tim”, Shpëtim Duro: Ja çfarë më tha asistenti për golin e anuluar

Trajneri i Laçit, Shpëtim Duro, u shfaq i zhgënjyer pas humbjes ndaj Apolonisë në transfertë. Në prononcimin për “Gol pas Goli”, tekniku kryeqytetas u shpreh:

bandicam 2021-01-16 16-23-49-040

“Të jem realist, ishte ndeshja më e dobët nën drejtim tim. Nuk e prisja këtë reagim të skuadrës. Këto janë ndeshje shumë të vështira për t’u fituar. Episodet vendosin ndeshjen. Po të kishim barazuar në fund të pjesës së parë, pjesa e dyta do të ishte ndryshe. Por si lojë, nuk jam i kënaqur.

Pata komunikim me asistentin, tha nuk e pashë lojtarin te fundorja. Ishte moment kyç, që mund të ndryshonte lojën. Gol shumë i rregullt, u çudita. Nuk jam i kënaqur me skuadrën, pavarësisht episodit.

Te goli i Apolonisë, nuk pretendova për faull, por javën 2 momente që vendosin rezultatin e ndeshjes. Në futbollin shqiptar nuk është se ka shumë diferenca.

Kemi luajtur 3 ndeshje jashtë, barazim me Teutën, humbje me Kastriotin dhe Apoloninë. Më vjen keq që në këto situata vendosin episodet. Ndikojnë shumë faktorë në ndeshjet jashtë. Terrenet nuk janë shumë të mirë. Duhen mos bëhen gabime, të luftohen.

Nuk bëhet fjalë për rënie të motivimi. Më vjen keq sepse sot nuk e kisha menduar këtë situatë, e kisha menduar ndeshje të vështirë, por mendova se do ta kalonim me sukses”, u shpreh Duro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"