Ndeshja më e dobët e sezonit/ Listën e kryeson futbollisti i Kombëtares shqiptare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2022 | 22:15

Ndeshja më e dobët e sezonit/ Listën e kryeson futbollisti i Kombëtares shqiptare

Sezoni që sapo lamë pas ishte për t’u harruar për mbrojtësin e Kombëtares, Frederik Veseli, i cili në aspektin personal nuk bëri fort mirë te skuadra e Salernitanës.

 veseli

Ditën e sotme, faqja e specializuar për statistikat dhe vlerësimet e futbollistëve, “whoscored”, ka publikuar një listë me 3 emra, për sa i përket paraqitjeve më të këqija të sezonit që sapo lamë pas, duke marrë për bazë 5 kampionatet më të mëdha europiane.

veseli

Për fat të keq, kjo listë, gjithmonë referuar vlerësimeve të “Whoscored”, kryesohet nga Veseli. Bëhet fjalë për duelin mes Napolit dhe Salernitanës, e zhvilluar më 23 janar të 2022, që përfundoi me rezultatin 4-1.


Shqiptari e e nisi sfidën si titullar në krahun e djathtë të mbrojtjes, por la fushën e lojës i ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 53-të, kur edhe shkaktoi penalltinë e dytë në favor të vendasve. Ai u vlerësua me notën 3.9, e cila rezulton më e ulta e këtij sezoni në 5 kampionatet më të forta të Europës.

Pas Veselit, notë zhgënjyese ka marrë edhe portieri Ben Forster i Uatfordit, vetëm 3.91 në ndeshjen ndaj Volves, ndërsa podium plotësohet nga Danijel Petkovic i Angers, i vlerësuar me notën 3.93 në sfidën ndaj Lens.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"