“Ndeshja më e dobët e Crvenas në 5 vitet e fundit”, trajneri i Luftëtarit: Ja çfarë i nevojitet Tiranës në Ligën e Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2020 | 15:40

“Ndeshja më e dobët e Crvenas në 5 vitet e fundit”, trajneri i Luftëtarit: Ja çfarë i nevojitet Tiranës në Ligën e Europës

“Crvena Zvezda bëri lojën më të dobët të saj në 5 vitet e fundit. Pavarësisht katër mungesave të rëndësishme, por me fatin me vete, ekipi i zemrës ia doli të kalonte turin. Unë kam besim se Crvena Zvezda do të luajë më mirë në ndeshjen e radhës dhe do të arrijë të bëhet pjesë e skuadrave pjesëmarrëse në grupet e Ligës së Kampioneve”.
1JOVANOVIC
Opinion i dhënë nga serbi i Luftëtarit, Marko Jovanoviç, i shprehur në intervistën e tij për “Panorama Sport” një ditë pas kualifikimit të ekipit më të titullar në Serbi, Crvena Zvezdës.

Profesor, si e përjetuat kualifikimin e ekipit, për të cilin ju bëni tifo, Crvena Zvezdën?
Si të gjithë bashkëkombësit e mi, edhe unë si tifoz shumë i hershëm i Crvena Zvezdës, e ndoqa me vëmendje dhe i tensionuar për vetë mënyrën se si skuadra luajti.
crvena
Çfarë doni të thoni me këto fjalë?
Më vjen keq ta pranoj të vërtetën, por Crvena Zvezda ka zhvilluar lojën e saj më të dobët në pesë vitet e fundit. Kurrsesi s’dua të mohoj të vërtetën. Mungesa e katër lojtarëve titullarë ishte shumë e rëndësishme. Nga ana tjetër, duhet të pohoj se Tirana u shfaq shumë herë më mirë në ndeshjen e djeshme. Ndërsa ekipi ynë (Zvezda) s’tregoi energji në fushë. Kjo është edhe diferenca mes skuadrave të mëdha dhe të vogla. Kualitetet vendosën fatin e ndeshjes. Një ekip me kualitete si Zvezda ka dhe fatin me vete. Në këtë ndeshje fati i buzëqeshi skuadrës më të mirë.
TIRANA
Të ndalemi te Tirana, mendoni se mund të bëjë më shumë ekipi i Egbosë në Ligën e Europës?
Po. Jam i bindur për këtë dhe në Ligën e Europës besoj shumë se do të ketë edhe fatin me vete. Tirana është një ekip tashmë i konsoliduar, por në gjykimin tim ka nevojë për një stol me më shumë përvojë.

Sa besoni te vazhdimësia e Crvena Zvezdës në rrugëtimin e gjatë të Ligës së Kampioneve?
Me rikthimin e tifozëve në shkallët e stadiumit, sepse futbolli luhet për tifozët, Zvezda do të jetë më dinjitoze dhe besoj se do të jetë pjesë e grupeve për kompeticionin e Champions-it.

Kur ju ka rrahur për herë të parë zemra për Crvena Zvezdën?
Pyetje e bukur dhe e dashur për mua. Që në moshë fare të vogël jam dashuruar me këtë skuadër. Më shumë se kaq, për ju për herë të parë po them diçka intime në dukje, por reale. Gjyshi im, Dragan Mininçiç, është pjesë e bordit drejtues të Crvena Zvezdës. Një lidhje e dyfishtë kjo për të kuptuar pse unë jam tifoz i kësaj skuadre.

TOMOR SHEHU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"