Ndeshja me Bjellorusinë, Granit Xhaka: Nuk ishte vendim i lehtë për mua të shkoja në Serbi, i lumtur që u kthyem me 3 pikët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2023 | 19:04

Ndeshja me Bjellorusinë, Granit Xhaka: Nuk ishte vendim i lehtë për mua të shkoja në Serbi, i lumtur që u kthyem me 3 pikët

Kapiteni i Zvicrës, mesfushori Granit Xhaka ka folur për herë të parë për udhëtimin e tij në Novi Sad të Serbisë, atje ku u përballën me Bjellorusinë në kuadër të kualifikimeve për në “Euro 2024”.-800-0-1680018391xmaxresdefault-13-993

Ai ka thënë se nuk ishte vendim i lehtë për të shkuar atje, por dëshira e madhe për ta ndihmuar Zvicrën, bëri që ta marr një vendim të tillë pas konsultimit me trajnerin Murat Jakin.

“Kam pasur një bisedë shumë të mirë me Murat Jakin para ndeshjes, për të shkuar apo jo. Ishte gjithmonë e qartë për mua, se doja të shkoja dhe të luaja futboll. Nuk ishte një vendim i lehtë për të gjithë të përfshirët në këtë situatë. Por, më vjen mirë që u kthyem me tre pikë”,- ka thënë Xhaka, i cili shënoi një gol shumë të bukur ndaj tyre, të katërtin në fitoren 5-0 të Zvicrës ndaj Bjellorusisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"