Ndeshja me Apoloninë, portieri i Pogradecit është i bindur: Nga Fieri nisim shkëputjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2020 | 11:40

Ndeshja me Apoloninë, portieri i Pogradecit është i bindur: Nga Fieri nisim shkëputjen

Për Pogradecin fillon sot malorja, teksa luan në fushën e Apolonisë, një rivale direkte për Superioren, ashtu si dhe Lushnja, kundërshtari i javës së ardhshme.dramollii

Portieri Kostandin Dramolli ka një mendim ndryshe për ndeshjen e sotme. “Do ta kemi më të lehtë punën, besoj shumë se jemi superiorë. Vërtet Apolonia ka kualitete, por ata ndodhen nën presion. Ne jemi më të qetë në çdo drejtim dhe besojmë shumë te forcat tona”, shprehet fillimisht Dramolli. Fazën e parë liqenorët fituan 2-1 ndaj Apolonisë në Pogradec.

“Nuk është e thënë se gjithmonë fitojnë ekipet e fushës, ne fitojmë edhe në transfertë ose më e pakta dalim me pikë. Edhe në Fier nuk humbim”, shton portieri korçar i Pogradecit.

Gjatë javës shqetësimi i vetëm për kryesuesit e grupit kishte të bënte me terrenin stërvitor, për shkak të borës dhe temperaturave të ulëta, por nuk ka pasur asnjë dëmtim. Dramolli, një nga pikat e forta të ekipit, ka një kërkesë për shokët.

“Të mos pësojmë gol, pasi jam i bindur se do të shënojmë. Mbrojtja është në momentin më të mirë, kemi pësuar pak gola dhe them se me rikthimin e Hysenllarit bëjmë një mur të pakalueshëm nga sulmi i Apolonisë.pogradeci

Formacioni i liqenorëve do të jetë më i plotë, pasi rikthehen Shkullaku dhe Liçkollari. Trajneri Abazaj ka alternativa edhe në stol, ku ndeshjet e fundit janë fituar lojtarë si Osmanllari, Dragoi, Berberi e Çela.

“Me Apoloninë është takim shumë i rëndësishëm, por nuk i trembemi asnjë ekipi dhe asnjë fushe. Kemi mentalitet fituesi dhe jemi gati të nisim shkëputjen.

Romeo Xinxifi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"