Ndeshja kundër Kukësit, Tirana me dy mungesa të sigurta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2019 | 13:07

Ndeshja kundër Kukësit, Tirana me dy mungesa të sigurta

Tirana do të ketë dy mungesa të sigurta në sfidën me Kukësin. Bëhet fjalë për Tefik Osmanin dhe Ismael Dungën. Të dy lojtarët janë të dëmtuar dhe nuk do të luajnë në sfidën e së shtunës. 

tefik osmani

Nga ana tjetër, 14 gola ka pësuar ekipi i Tiranës. Skuadra bardheblu vazhdon të vuajë problemet në repartin e prapavijës, duke qenë një nga ekipet më të këqija. Fjalë pozitive ka për sulmin, por në ndeshjet e fundit ka zhgënjyer pasi nuk ka shënuar më shumë se një rrjetë për takim, çka ka sjellë edhe rezultatet zhgënjyese.

Bardheblutë po kështu nuk fitojnë me Kukësin brenda në fushën e tyre prej  1 nëntorit 2015, pra kanë më shumë se katër vite që nuk e mundin skuadrën kuksiane në Tiranë.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"