Ndeshja kundër Besës, flet trajneri i Tomorit: Të mos dalim pa pikë nga Peqini!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2022 | 12:18

Ndeshja kundër Besës, flet trajneri i Tomorit: Të mos dalim pa pikë nga Peqini!

Tomori ka mbyllur përgatitjet anti-Besë me një seancë të zhvilluar dje paraditen. Para se të niste stërvitjen, futbollistët dhe stafi teknik kanë zhvilluar edhe një “seminar” me disa ndryshime të reja në rregulloren e gjykimit.

Arberi

Për të mbajtur grupin në tonus, trajneri ka mbajtur pezull formacioni titullar.

Vendim i do të merret vetëm sot Beratasit janë optimist para startit dhe qëllimi është i qartë, të mos dalin pa pikë nga kjo transfertë.

Këtë e thotë edhe vetë Klodian Arbëri për gazetën:

“Të gjithë jemi optimist për ndeshjen startuese. Edhe pse luajmë përballë një kundërshtari të njohur si Besa, e dimë se çfarë kërkojmë.

Synimet janë të qarta, çdo ndeshje do të kërkojmë të marrim maksimumin. Vetëm në këtë mënyrë do të tentuar objektivin ‘Superiore’, kaq shumë të dëshiruar nga ne.

Unë kam besim që me grintën dhe seriozitetin që ka shfaqur ekipi im do të tregojë vlerat që mbartin. Kemi punuar shumë gjatë fazës përgatitore dhe pres rezultat pozitiv nesër (sot).

Kjo është e vetmja formë që të shpërblehet puna dhe lodhja e kësaj kohe.

Sa i përket formacionit titullar do ta vendos vetëm pak përpara ndeshjes. Kam disa paqartësi, po do shuhen në limite”.

EDI SPAHIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"