Ndeshja e shumëpritur në “Air Albania”, Duros i duhet të zgjidhë dyshimet e fundit në formacion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2020 | 22:23

Ndeshja e shumëpritur në “Air Albania”, Duros i duhet të zgjidhë dyshimet e fundit në formacion

Kukësi zhvilloi minifazën përgatitore për 13 ditë në Antalia të Turqisë. Atje skuadra luajti dy ndeshje miqësore kundër Malatjasporit e Politehnika Iasi, të cilat nënkampionët i barazuan të dyja. Trajneri Duro në këto ndeshje provoi disa formacione dhe skema, të cilat do t’i nevojiten për kampionatin.

Kukesi-Luftetari

Ndaj Luftëtarit 60-vjeçari pati një mungesë shumë të rëndësishme, si Edis Maliqi, i cili rikthehet ndaj Partizanit. Maliqi ishte i skualifikuar për shkak të kartonëve të verdhë, e megjithatë të paktën do të rikthehet për kampionët. Pa të në krahun e djathtë, skuadra vuajti ndjeshëm. Por, kur linja e djathtë është e zgjidhur, tashmë dilema mbetet Rroca nga minuta e parë apo jo, si dhe Ethemi titullar ose jo.

Kjo enigmë pritet të zbardhet para ndeshjes, pasi trajneri nuk ka bërë formacion. Gjithsesi, gazeta mëson se pritet që Duro t’i besojë Rrocës nga minuta e parë, i cili mbase u kursye në Gjirokastër në fillim, për faktin se ka tre kartonë të verdhë dhe nëse do të ndëshkohej, do të mungonte ndaj “demave”.

Të dielën pritet një formacion sulmues, por që të jetë efektivë duhet një angazhim më i madh, në mënyrë që të mos përsëritet paraqitja e fundit në Gjirokastër.

kukesi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"