Ndeshja e radhës është vendimtare, Gatuzo bëhet gati të ulet në stolin e bardhezinjve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2021 | 21:14

Ndeshja e radhës është vendimtare, Gatuzo bëhet gati të ulet në stolin e bardhezinjve

Ivan Xhenaro Gatuzo mund të kthehet shumë shpejt në pankinë, por jo në Itali, siç pritnin të gjithë. Pas eksperiencës dyjavore te Fiorentina që filloi dhe u mbyll pa nisur kampionati, duket se tekniku ka zgjedhur që të tentojë fatin e tij jashtë Italisë dhe shumë shpejt për të mund të lirohet një pankinë e rëndësishme në Premier Ligë.

gatuzo

Klub i Njukasëll në këtë sezon po noton në ujëra të turbullta dhe sipas mediave britanike, pronari Majk Eshli po mendon seriozisht largimin e teknikut Stiv Brus, i cili nuk po arrin që të mbajë skuadrën larg zonës së ftohtë të klasifikimit. Vetëm 3 pikë në 6 ndeshje, pa asnjë fitore, janë shumë pak për një klub me emra të rëndësishëm në përbërje si Njukasëll e për këtë arsye pritet një reagim, ose largimi i teknikut.

Të njëjtat burime sqarojnë se Eshli do të marrë vendimin përfundimtar pas ndeshjes së fundjavës kundër Ullvërhempton, para pauzës së kombëtareve. Nëse ekipi do të dështojë përsëri, ajo me shumë mundësi do të jetë ndeshja e fundit e Brus, me Gatuzon i cili është kandidati kryesor për këtë detyrë të re pasi palët kanë qenë në kontakt edhe gjatë verës. Pauza e kombëtareve do të ndihmonte trajnerin e ri që të ambientohej me skuadrën ndaj është vendosur që të pritet edhe takimi ndaj Ullvërhempton që është një rival direkt në renditje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"