“Ndeshje e radhës ajo me Tiranën”, Gaz Demi: Kemi gabuar disa herë, afrojmë lojtarë vetëm nëse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2021 | 17:51

“Ndeshje e radhës ajo me Tiranën”, Gaz Demi: Kemi gabuar disa herë, afrojmë lojtarë vetëm nëse…

Presidenti i Partizanit, Gaz Demi, është shprehur se ndeshja me Tiranën, është si një e radhës, për shkak të mungesës së tifozëve. Për “Supersport”, Demi tha se për merkaton, stafi është përgatitur dhe nëse gjejnë lojtarë të mirë do i marrin.

bandicam 2021-01-21 17-45-44-427

“Derbi me Tiranën? Si çdo ndeshje që i kemi ngushtë, është e rëndësishme edhe derbi. Pa tifozë derbi është si një ndeshje radhë. Në kokën time kemi disa derbi të fituar. Motivin e ka ekipi dhe shpresojmë të fitojmë sot. Kam besim. Merkato? E di stafi teknik, nëse gjejnë lojtarë të mirë mund të marrim. Nuk duam të gabojmë, sepse kemi gabuar disa herë.

Titulli? Nuk mund të flasim tani. Vllaznia është shkëputur në krye, por të shikojmë, ne ndeshjet i marrim një nga një, ka shumë pikë deri në fund”, tha Demi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"