Ndeshja e parë me tifozë pas më shumë se 1 viti, presidenca e Kukësit surprizon me vendimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2021 | 18:22

Ndeshja e parë me tifozë pas më shumë se 1 viti, presidenca e Kukësit surprizon me vendimin

Presidenca e Kukësit, ka surprizuar me vendimin e marrë, për ndeshjen ndaj Kastriotit që do të zhvillohet ditën e diel, në “Elbasan Arena”. Drejtuesit verilindorë kanë vendosur që hyrja në stadium të jetë pa bileta. Kjo do të jetë ndeshja e parë për Kukësin si pritëse me tifozë, pas më shumë se një viti.

Kukesi Elbasan Arena

Për shkak të pandemisë, skuadrat ishin të detyruara të luanin pa tifozë për shkak të masave anti-COVID. Pritet që ky vendim të nxitë pjesmarrjen e tifozëve kuksianë në shkallët e “Elbasan Arenës”.

NJOFTIMI ZYRTAR I KLUBIT:

Skuadra jonë luan ndeshjen e radhës ndaj Kastriotit në “Elbasan Arena”. Kjo do të jetë ndeshja e parë për skuadrën tonë si pritëse me tifozë. Për shkak të pandemisë, për më shumë se një vit skuadra ka luajtur pa tifozë teksa ndeshjen e javës së dytë në “Elbasan Arena”, ju mirëpresim. Presidenca ka vendosur që hyrja në stadium të jetë pa bileta. Të gjithë tifozët mund të hyjnë falas në “Elbasan Arena”.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"