Ndeshja e parë e sezonit në Kategorinë e Parë, Dinamo me njoftim për tifozët blu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2022 | 10:18

Ndeshja e parë e sezonit në Kategorinë e Parë, Dinamo me njoftim për tifozët blu

Dinamo do të startojë sezonin e ri të Kategorisë së Parë, nesër ndaj Orikut, në orën 15:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”.

bi

Së fundmi klubi blu i kryeqytetit ka bërë me dije tifozëve çmimet e biletave me anë të një postimi në profilin zyrtar të rrjetit social “Facebook”.

Një biletë në tribunën kryesore A dhe B do të kushtojë 500 lekë ndërsa hyrja në tribunën H do të jetë falas.

NJOFTIMI I KLUBIT TË DINAMOS –

“FC Dinamo njofton të gjithë tifozët që dëshirojnë të ndjekin ekipin në stadium për ndeshjen FC Dinamo – KF Oriku, biletat mund t’i blini tek biletaria e stadiumit “Selman Stermasi”.

Në tribunat ? dhe ? një biletë kushton ??? ???, ndërsa hyrja në tribunën ? do të jetë ?????!

#forcaDinamo??”

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"