Ndeshja e parë e Gentjan Mezanit, Laçi nuk do blof ndaj Bylisit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2022 | 10:34

Ndeshja e parë e Gentjan Mezanit, Laçi nuk do blof ndaj Bylisit

Laçi sfidon Bylisin me një trajner të ri, por që në fakt është njohje e vjetër e kurbinasve.

LACI (1)

Gentjan Mezani do të mundohet të ndryshojë “fytyrën” e kurbinasve në vazhdimësinë e këtij kampionati, duke filluar që nga e diela në Ballsh.

Në 12 javët e para që u drejtuan nga malazezi Dejan Vukiçeviç, kurbinasit patën oshilacione të mëdha në rezultate.

Kjo bëri që drejtuesit të rikthejnë Mezanin, me shpresën se vlonjati do të bëjë atë që bëri në sezonin 2017-2018, kur drejtoi për herë të parë Laçin dhe i kualifikoi në Europë, si dhe në finalen e Kupës.

Në transfertën e Ballshit bardhezinjtë do të kenë dy mungesa të sigurta për shkak kartonësh: kapitenin Mentor Mazrekaj dhe lojtarin e krahut të djathtë, Luka Cucin.

Gjithsesi, Mezani shpreson se Vasil Shkurtaj, Adeleke Akiniemi dhe Sebastjan Spahiu, do të bëjnë një sforco në fazën sulmuese, për të kompensuar mungesën e fantazistit kosovar, i cili ka bërë diferencën te Laçi thuajse në çdo ndeshje.

LA 1 (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"