Ndeshja e parë e Champions-it, gjyqtari shqiptar do të vendosë drejtësi në sfidën e Barcelonës në “Kamp Nou”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2020 | 23:45

Ndeshja e parë e Champions-it, gjyqtari shqiptar do të vendosë drejtësi në sfidën e Barcelonës në “Kamp Nou”

Gjyqtari kosovar, por me pasaportë zvicerane, Bekim Zogaj, do të jetë në stadiumin e madh “Kamp Nou” ditën e martë, teksa do të vendosë drejtësi në ndeshjen mes Barcelonës dhe Ferencaroshit.

photo-2020-05-28-16-28-14.600x600

Zogaj, i cili gjykon në kampionatin zviceran, është zgjedhur nga UEFA, si një nga anësorët e gjyqtarit kryesor Sander Sharër për ndeshjen e Ligës së Kampioneve.

Kjo do të jetë hera e parë që një gjyqtar shqiptar do të ndajë drejtësinë në grupet e Ligës së Kampioneve.

Gjithashtu ndeshja e së martë do të jetë e veçantë edhe për sulmuesin e Kombëtares, Myrto Uzuni, pasi do të përballet me një skuadër si Barcelona dhe një lojtar të madh si Mesi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"