Ndeshja e lamtumirës për Shvajnshtaiger, por Bajern me frikë për dëmtimin e mesfushorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2018 | 17:04

Ndeshja e lamtumirës për Shvajnshtaiger, por Bajern me frikë për dëmtimin e mesfushorit

Bastian Shvajnshtaiger ka zhvilluar ndeshjen e lamtumirës me Bajernin e Mynihut. Mesfusghroi gjerman u aktivizua pjesën e parë me skuadrën e Çikagos ndërsa në të dytën me skuadrën e Bajernit teksa i shënoi edhe gol amerikanëve. Ndeshjet e lamtumirës janë gjithmonë të bukur.

Por përtej festës për lamtumirën e Shvajnshtaiger ka pasur edhe një moment frike për skuadrën e Bajernit. Bëhet fjalë për një dëmtim të Leon Goreckës i cili mori një goditje në kavilje dhe sipas asaj që bën me dije “SportStarLive” mesfushori nuk do të jetë nën urdhrat e Niko Kovaç për ndeshjen me Shtutgartin.

leon gorecka

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"