Ndeshja e Laçit me Hapoelin, ja si e kuotojnë kompanitë e basteve sfidën në Ligën e Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2020 | 18:34

Ndeshja e Laçit me Hapoelin, ja si e kuotojnë kompanitë e basteve sfidën në Ligën e Europës

Bastet sportive ligjërisht janë të ndaluara në Shqipëri, por ndeshjet e skuadrave shqiptare mund të kuotohen lirshëm në kompanitë e huaja.

laci elbasan arena

Kështu që, Laçi-Hapoel Ber Sheva bën pjesë në skedinat e ditës dhe sipas kuotimeve janë izraelitët ata që favorizohen, ndonëse është ndeshje me një takim dhe luhet në Shqipëri.

Fitorja e Laçit kuotohet me 4.2, barazimi me 3.7, ndërsa fitorja e Ber Shevës e ka koeficientin 1.65.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"