Ndeshja e kthimit ndaj Mariborit, te Partizani priten ndryshime në formacion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2018 | 20:45

Ndeshja e kthimit ndaj Mariborit, te Partizani priten ndryshime në formacion

Referuar asaj që dhanë skuadrat në ndeshjen e parë në “Selman Stërmasi”, në Maribor Partizani do ta ketë më të vështirë punën e tij. Jo vetëm se janë mundur në duelin e parë, por duke luajtur në transfertë, trysnia do të jetë më e madhe për skuadrën e Gegës.

partizani1

Pas sfidës së parë, trajneri i të kuqve e ka pranuar që në Slloveni presioni do të jetë më i lartë, ndaj do të kërkojë një ekip më të disiplinuar në fushë. Në këto kushte, por edhe bazuar te gjendja fizike e disa lojtarëve, ku edhe Mala u dëmtua, pritet që të ketë ndryshime në formacion për ndeshjen e kthimit. Gjasat janë që “demat” të mendojnë më shumë për mbrojtjen në Slloveni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"