Ndeshja e kthimit/ Anderleht-Laçi, një formalitet për t’u kryer

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2021 | 18:10

Ndeshja e kthimit/ Anderleht-Laçi, një formalitet për t’u kryer

Takimi i parë i turit të tretë të Konferencë Ligës e ka mbyllur 90 minuta para kohe çështjen e kualifikimit për në fazën “play off” të këtij kompeticioni. Fitorja 3-0 e belgëve në stadiumin “Elbasan Arena” e kthen thjesht në një formalitet përballjen e kthimit më 12 gusht në Bruksel.

ANDERLEHT 1

Kurbinasit janë të vetëdijshëm se nuk mund ta përmbysin Anderlehtin, por kanë premtuar se do të shkojnë në Belgjikë për të bërë një paraqitje dinjitoze.

Fitorja në Europë shërbeu si katalizator për ekipin e trajnerit Vincent Kompani, pasi arritën që të dielën të merrnin edhe fitoren e parë në kampionat, pikërisht në të njëjtat shifra si me kurbinasit, 3-0.

Për ndeshjen e kthimit pritet që Anderleht të bëjë rotacion, ku i pari që pritet të kursehet është ish-mesfushori i Bajern Mynih, Xhoshua Zirkze, i cili pësoi një dëmtim të lehtë të dielën në ndeshjen e kampionatit.

Kompanitë e huaja të basteve janë një arsye më shumë që e bëjnë formalitet takimin e kthimit, pasi me koeficientet e vendosura Laçi nuk ka asnjë shpresë.

Fitorja e Anderlehtit kuotohet me 1.17, barazimi me 7.5, ndërsa fitorja e Laçit e ka koeficientin 13.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"