Ndeshja e fundit në Superiore, Flamurtari udhëton drejt Shkodrës brenda ditës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 29, 2020 | 16:54

Ndeshja e fundit në Superiore, Flamurtari udhëton drejt Shkodrës brenda ditës

Flamurtari do të udhëtojë vetëm gjatë ditës së sotme drejt Shkodrës. Duke qenë se kanë rënë nga kategoria dhe nuk kanë asnjë objektiv për ndeshjen në Shkodër, lojtarët e Flamurtarit do të shkojnë më së shumti për të bërë formalitetin në kryeqendrën e veriut.FLAMURTARI VLLAZNIAA

Skuadra kuqezi e ka respektuar garën, por ka hasur edhe në gjykime që e kanë penalizuar jo pak, veçanërisht gjatë fazës së katërt. Ekipi e ka zhvilluar seancën e fundit para Vllaznisë paraditen e djeshme.

Sot, pjesa më e madhe e formacionit të kuqezinjve në Shkodër do të dominohet nga vlonjatët. Kryesisht, futbollistët e ardhur nga akademia do të zënë vend në formacion, në një takim ku rezultati nuk ndryshon asgjë në tabelë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"