Ndeshja e fundit në karrierë, Sebino Plaku e mbyll me futbollin e luajtur/ Shikoni surprizën e bukur që i bëjnë në Korçë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2022 | 17:56

Ndeshja e fundit në karrierë, Sebino Plaku e mbyll me futbollin e luajtur/ Shikoni surprizën e bukur që i bëjnë në Korçë

Sebino Plaku ka vendosur ta mbyllë me futbollin e luajtur. Sulmuesi kryeqytetas do të “varë këpucët në gozhdë”, teksa dueli i sotëm ndaj Skënderbeut është i fundit në karrierën e suksesshmë si futbollist.

WhatsApp Image 2022-05-26 at 5.06.02 PM (1)

Një surprizë e këndshëm u rezervua para sfidës me korçarët për 37-vjeçarët, teksa kapiteni Zguro si përfaqësues i klubit të Skënderbeut, i dhuroi Plakut, që buqetë me lule dhe një fanellë të Skënderbeut me numrin 9 që mbante emrin e Plakut.

WhatsApp Image 2022-05-26 at 5.05.59 PM (1)

Gjatë karrierës së tij, Plaku është aktivizuar me shumë skuadra si brenda Shqipërisë dhe jashtë saj. Momentin më produktiv në karrierë ai e pati me fanellën e Dinamos në sezonet 2007-2009 ku realizoi 27 gola në 44 ndeshje. Një moment pozitiv sulmuesi kryeqytetas kaloi edhe me Skënderbeun, dhe Teutën ku fitoi shumë trofe.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"