Ndeshja e fundit me fanellën e Skënderbeut për Ditën, ja skuadra ku do të luajë në sezonin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 28, 2020 | 20:08

Ndeshja e fundit me fanellën e Skënderbeut për Ditën, ja skuadra ku do të luajë në sezonin e ri

Mesfushori Bruno Dita, do të luajë ditën e nesërme, ndeshjen e fundit me fanellën e Skënderbeut. Siç është raportuar edhe më herët, futbollisti 27-vjeçar, ka arritur akordin total me skuadrën e Shkëndijës, teksa menjëherë pas sfidës ndaj Partizanit, do të udhëtojë drejt Mavrovës, për t’u bashkuar me ekipin që drejtohen nga Ernest Gjoka, i cili është duke zhvilluar fazën përgatitore.

Dita

Mësohet se Dita ka firmosur kontratë 2-vjeçare me Shkëndijën dhe pritet të shndërrohet në një futbollist kyç për mesfushën e kuqezinjve. Kujtojmë që futbollisti u aktivizua prej 3 sezonesh me Skënderbeun duke fituar 1 kampionat dhe Kupën e Shqipërisë. Në tërësi ai zhvilloi 103 ndeshje me skuadrën korçare ku arriti të realizonte dhe 14 gola.

Për mesfushorin 27-vjeçar më herët shfaqen interesn edhe klubet e kryeqytetit si Tirana dhe Partizani, por në fund ai zgjodhi Shkëndijën e Tetovës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"