Ndeshja e fundit e Mikel Cankës me fanellën e Lushnjës, klubi i shpreh mirënjohje dhe respekt bomberit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2020 | 16:51

Ndeshja e fundit e Mikel Cankës me fanellën e Lushnjës, klubi i shpreh mirënjohje dhe respekt bomberit

Mikel Canka luajti ditën e djeshme ndeshjen e fundit me fanellën Lushnjën në Pogradec pasi siç dihet sulmuesi do të largohet drejt SHBA-ve bashkë me familjen, aty ku edhe do të vijojë të jetojë.

canka

Një lamtumirë jo dhe aq e bukur për kapitenin e skuadrës myzeqare, pasi këta të fundit u mposhtën nga Pogradeci me rezultatin 1-0 duke mos siguruar dot vendin e dytë.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi i Lushnjës i shpreh mirënjohjen Cankës, bomberit që me golat e tij çoi peshë shumë herë zemrat e tifozëve lushnjarë në dekadën e fundit, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për këtë skuadër.

Canka

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"