Ndeshja e fundit e kampionatit rikthen Korabin në “Selman Stërmasi”

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Maj 25, 2017 | 17:25

Ndeshja e fundit e kampionatit rikthen Korabin në “Selman Stërmasi”

Ndeshja e fundit e kampionatit do të rikthejë Korabin në stadiumin “Selman Stërmasi”. Dibranët, që tashmë kanë rënë nga Kategoria Superiore, do të presin Flamurtarin që ka një përballje delikate, duke qenë se vetëm trepikëshi i jep shansin të mbijetojë në elitë.partizani korabi

Për “Panorama Sport”, mbrojtësi Ergys Kraja është shprehur: “E konsiderojmë ndeshje shumë të vështirë dhe po bëjmë të pamundurën për të marrë të gjitha masat e nevojshme, me qëllim që të bëjmë një paraqitje sa më dinjitoze dhe të marrim maksimumin prej saj.Korabi stervitje 2017

Flamurtari është një skuadër shumë e mirë dhe me traditë në futbollin shqiptar, prandaj ne e kemi vlerësuar maksimalisht dhe respektuar si të tillë, në të njëjtat përmasa. Përtej respektit që kemi për Flamurtarin, dua të theksoj se nuk i trembemi. Duam që këtij kampionati t’i bëjmë një mbyllje sa më të mirë dhe tani që nuk kemi presion, mendoj se mund t’ia arrijmë”, ka mbyllur Kraja.

 






www.minuta90.com