Ndeshja e Erzenit me Turbinën, trajneri Kapllani u jep një shans lojtarëve të stolit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2022 | 11:59

Ndeshja e Erzenit me Turbinën, trajneri Kapllani u jep një shans lojtarëve të stolit

Erzeni, ndryshe nga ditët e tjera, dje ka preferuar të bëjë seancë fizike në një nga qendrat efitnesit të qytetit të Shijakut.

ERZENI 1 (1)

Kjo stërvitje vjen një ditë para ndeshjes së kupës ndaj Turbinës, që do të luhet sot në orën 14:00 në stadiumin “Tofik Jashari” të Shijakut.

Trajneri Xhevahir Kapllani parashikohet të bëjë një rotacion të lojtarëve, kjo për faktin që ndeshjen e parë të zhvilluar në Cërrik, ekipi shijakas ka arritur të marrë një fitore 2-1.

Gjithashtu, Erzeni kërkon të ruajë forcat edhe për ndeshjen e së shtunës në orën 15:00 në stadiumin “Niko Dovana”, teksa e pret një sfidë e vështirë ndaj Kukësit.

Disa titullarë pritet të pushojnë nga frika edhe e ndonjë dëmtimi.

Sot porta do të ketë një balotazh midis Hasanbellit dhe Marës, ndërkohë që në mbrojtje pritet të rreshtohen në të djathtë Osmanllari, në të majtë Goga dhe në qendër dyshja Enk Soza-Doksani.

Në mesfushë do të startojnë slloveni Kriviçiç, boshnjaku Kahrimanoviç dhe tiranasi Avdiu.

Ndërsa në sulm i vetëm do të jetë gjigandi senegalez, Thierno Thiub, i cili do të mbështetet nga krahët nga kapiteni Troplini dhe kosovari Maloku.

Ndeshja e parë në Cërrik ka përfunduar 1-2 për Erzenin dhe sot skuadra e Kapllanit do të kërkojë një tjetër triumf.

RONALD FAJA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"