Ndeshja e Bylisit shqetësonte Ze Marian, merret vendimi se kur do të luhet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2018 | 13:41

Ndeshja e Bylisit shqetësonte Ze Marian, merret vendimi se kur do të luhet

Bylisa ka një ndeshje të prapambetur për të luajtur në fushën e Shënkollit. Kjo ndeshje është shtyrë dy herë për shkak të kushteve atmosferike.

bylis

Por, si përfundim është marrë vendimi që ky takim të luhet ditën e mërkurë, 21 shkurt, ora 14:00.

Shpresojmë që atë ditë të mos ketë përsëri reshje shiu, pasi kjo gjë ka shqetësuar edhe trajnerin e Tiranës Ze Maria, i cili në një intervistë u shpreh i habitur se si kjo ndeshje ishte shtyrë për kaq gjate.

ze maria

Njëkohësisht do të luhet të mërkurën edhe takimi tjetër i prapambetur i Grupit A , Tërbuni-Erzeni. Ky takim u ndërpre në minutën e 27-të për shkak të shiut të rrëmbyer dhe furtunës në stadiumin e Pukës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"