Ndeshja e boksit Shqipëri-Greqi, komenti i gazetarit: Gjaku spërkaste tapetin, i yni godiste si kobër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2018 | 13:18

Ndeshja e boksit Shqipëri-Greqi, komenti i gazetarit: Gjaku spërkaste tapetin, i yni godiste si kobër

Mbrëmjen e djeshme, gazetari i njohur, Ilir Kadia, i cili ka qenë edhe gazetar i medias ndërkombëtare BBC, ka qenë i ftuar në një ndeshje boksi,  të organizuar mundësi shqiptar Elis Guri.

Në këtë ndeshje boksi ndesheshin një shqiptar dhe një grek, por për gazetarin ishte si të ndesheshin Shqipëria dhe Greqia.

27628827_10160040112260241_3008964654578140293_o

Ai përmes një statusi në profilin e tij në “Facebook” pa përcjellë te ndjekësit e tij, emocionet e kësaj përpalljeje. Ja çfarë shkruan ai:

17626201_10158513840635241_2119103484805605820_n

“Gjak shqiptaro-grek në ring!

Elis Guri kampioni i botës në mundje ish organizatori i një nate boksi të vërtetë mbrëmë. U bënë 9 ndeshje por e fundit ish qershia mbi tortë! Qershi e gjakosur! Boksierët ishin njëri shqiptar dhe tjetri grek! Sa filloi boksimi i tyre befas arbitri ndërpreu ndeshjen. Të ty boksierët kishin marrë plagë! Apo kishin gërvishur plagët e vjetra?! Yni mbrapa veshit, fqinji në vetull. I mjekuan dhe grushtimi rifilloi sërish! Ata nuk i kursyen grushtat në fytyrat e njëri tjetrit! Unë komentoja në trurin tim!

“Na për Vorio-Epirin!” Na për varret në Kosinë! “ “Na për punën që ma vodhe! “ “Na për bukën që ma shkele! “ Na për….! “

Gjaku spërkaste tapetin. Greku sulej si dem! Shqiptari godiste si kobër! Tifozet thërrisnin Shqipëri-Shqipëri! Nga çasti në çast dukej sikur njëri befas do binte nokaut nga grushti i tjetrit! Ose të dy menjeherë! Ashtu si i morën plagët në fillim. Kur të binte gongu në fund unë mendova jo arbitër por ushtri t’i ndante nuk do kish! Ata do vazhdonin dhe bile në ndihmë të shqiptarit do futeshin në ring tifozët e do bënin grekun copë! Mirëpo gongu ra dhe në çast boksierët nga grushtat rrebesh kaluan në përqafim! Gjaku në trupat e zhveshur u përzje, u bë një!

Kush fitoi?! Fitoi yni me pikë. Por e njëjta ndeshje po të luhej në Athinë do ta fitonte greku! Me pikë!

Gjakun, shqiptar dhe grek, ashtu e derdhën në tapet… pikë pikë!

Kur dola nga pallati sportit kërkoja me sy ta falenderoja Florend Kalivopullin, Presidentin e Federatës Shqiptare së Boksit, për ftesën. Ai do ish më i kënaquri nga të gjithë. Në rrembat e tij gjaku nga babai është grek, nga nëna shqiptar!”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"