“Ndeshja e Ballshit nuk i ul meritat e Tiranës për sezonin”, Dalipi: Ja çfarë më bëri përshtypje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2020 | 22:19

“Ndeshja e Ballshit nuk i ul meritat e Tiranës për sezonin”, Dalipi: Ja çfarë më bëri përshtypje

Klevis Dalipi i ftuar në studion e “Sport News” në “News 24”, është shprehur se pavarësisht se çfarë ndodhi në ndeshjes mes Bylisit dhe Tiranës në Ballsh, nuk mund të ulë meritat e bardhebluve për atë që kanë bërë këtë sezon.Dalipi

“Pavarësisht se çfarë ndodhi në Ballsh, kjo nuk e hedh poshtë punën e Tiranës për atë që ka bërë këtë sezon.

Në atë ndeshje mund të aktivizoheshin të rinj dhe nëse do ndodhte kjo atëherë nuk do ishin këto zëra. Ajo që më bën më shumë përshtypje janë statistikat e ndeshjes, me pjesën e dytë që Tirana bëri një performancë shumë shumë të dobët, pasi ka bërë një sezon shumë të mirë.”, u shpreh Dalipi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"