Ndeshja e Anglisë me Kosovën, “Luanët” po mendojnë ndryshimin e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2019 | 12:15

Ndeshja e Anglisë me Kosovën, “Luanët” po mendojnë ndryshimin e…

Anglia po mendon t’i rikthehet mbrojtjes me tre vetë në finalet e Europianit të verës së ardhshme për shkak të dyshimeve që ka trajneri Sauthgejt. Anglia e ka luajtur fushatën kualifikuese të “Euro 2020” që mbyllet sot me Kosovën me formacionin 4-3-3, por sipas “Daily Mail”, trajneri po mendon që tani për të korrigjuar problemet e skuadrës së tij.

anglia

Ai e ndryshoi modulin përpara Botërorit “Rusi 2018” në 3-5-2, pasi kishte luajtur me katër mbrojtës gjatë kualifikueseve, një sistem që ai e ndryshoi në Ligën e Kombeve dhe në eliminatoret e fundit me shpresën për t’u marrë më të mirën lojtarëve të tij ofensivë.

Në 7 ndeshje kualifikuese “Tre Luanët” kanë shënuar 33 gola, por mbrojtja nuk është solide. Me Meguajërin e vetëm të sigurt në qendër të repartit në Europian, ai po mendon ta rreshtojë ndryshe ekipin në fushë për të maskuar defektet. Ai është i shqetësuar për gabimet e Stonsit dhe Kinit dhe problemeve në goditjet standarde.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"