Ndeshja e 160-të me Spanjën, Ramos: Të mundësh shpikësit e futbollit është lajm botëror

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2018 | 11:35

Ndeshja e 160-të me Spanjën, Ramos: Të mundësh shpikësit e futbollit është lajm botëror

Sot luan ndeshjen e 160-të me fanellën e kombëtares spanjolle, por për Serxho Ramos, ajo ndaj Anglisë është e veçantë sepse është një sfidë kundër atyre që e kanë shpikur futbollin. Duke folur për “Mirror”, kapiteni i “La Roja”-s, i cili më pas ishte i pranishëm edhe në konferencën për shtyp, ka komentuar takimin e sotëm, në orën 20:45, që do të luhet në stadiumin e Betisit të Sevijës, “Benito Vijamarín”.

ramos4

ANGLIA

“Kam luajtur shumë ndeshje ndaj klubeve angleze dhe ndaj kombëtares së Anglisë. Gjithmonë vë re gjëra të ndryshme në këto përballje. Kur luan ndaj atyre që shpikën futbollin, përballja ka rëndësi të madhe dhe vlen më shumë sesa tri pikë. Të luash kundër Anglisë është një lajm i madh në të gjithë botën dhe futbollistët mezi e presin”. I

INTENSITET

“Pres një ndeshje të bukur dhe të luftuar. Herri Kejn është një lojtar shumë i vështirë për t’u markuar. Kjo dihet dhe mbrojtësit tanë bënë një punë të jashtëzakonshme për ta ndalur”.

RIVALËT

“Anglia ka afruar lojtarë shumë të rinj, të cilët janë të rrezikshëm dhe të shpejtë. Në të ardhmen mund të jetë një ekip shumë i fortë”.

OBJEKTIVI

“Ëndrra dhe objektivi i Spanjës është të luajë në finalen e këtij turneu të Ligës së Kombeve. Jemi në rrugën e duhur për ta bërë këtë gjë dhe nuk duhet të dështojmë kundër Anglisë. Tri fitore në 3 ndeshje në Ligën e Kombeve është diçka pozitive”.

NDESHJA

“Fitorja jonë në Londër nuk do të thotë se ndeshja e nesërme (sotme) në Sevilje do të jetë e lehtë. Është një nga ata rivalë që do të na hapë punë. Ata do të bëjnë më shumë se maksimumin sepse me një humbje janë jashtë turneut, por kam shumë dëshirë që t’i mposht”.

LUIS ENRIKE

“Me trajnerin e ri Luis Enrike jemi duke punuar më shumë në repartin e sulmit dhe në këtë mënyrë do të bëhemi më të rrezikshëm”.

PENALLTITË

“Ndihem mirë përpara tyre. Jam i qetë dhe nëse do të më duhet ta marr këtë përgjegjësi edhe në kombëtare, ashtu si me klubin, atëherë do ta bëja me kënaqësi”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"