Ndeshja delikate e Dinamos ndaj Burrelit, Kamarata: Kërkojmë gjithmonë fitoren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2020 | 9:09

Ndeshja delikate e Dinamos ndaj Burrelit, Kamarata: Kërkojmë gjithmonë fitoren

Dinamo luan në Burrel sot një ndeshje tejet delikate. Vetëm fitorja u jep qetësi për mbijetesën, ndaj edhe stafi teknik është munduar që të mobilizojë grupin para kësaj transferte. Fabricio Kamarata duhet t’i bëjë llogaritë me mungesa në këtë 90-minutësh, pasi zyrtarisht nuk do të ketë në dispozicion mbrojtësin Niko Paterni dhe mesfushorin Plarent Fejzaj (të pezulluar prej të verdhëve). Trajneri italian e ka të qartë se nuk do të jetë e lehtë për t’u kaluar kjo përballje dhe këtë e deklaron për “Panorama Sport”.Fabricio-Kamarata-300x298

E megjithatë, nuk e mohon që edhe një barazim do të ishte i pranueshëm. “Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Jemi përgatitur mirë dhe shpresojmë të marrim më të mirën nga ky takim. Në çdo ndeshje hyhet për ta fituar, por të shohim. Ne kërkojmë gjithmonë që të marrim fitoren”, u shpreh numri një i pankinës së bluve.

Duke parë rëndësinë e madhe të këtij takimi, skuadrën e ka ndjekur në çdo hap presidenti Marko Pontreli dhe administratori Ermal Barushi. Dinamo prej të martës po stërvitet në kompleksin e ri stërvitor, që drejtuesit e klubit kanë marrë me qira. Ekipi është i kënaqur me këtë zgjidhje, pasi fusha është me bar natyral dhe e kanë shumë herë më të thjeshtë për të punuar.

Skerdilaid Sulozeqi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"