Ndeshen me Elbasanin, kapiteni i Ilirisë: E thyejmë tersin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2020 | 15:25

Ndeshen me Elbasanin, kapiteni i Ilirisë: E thyejmë tersin

Iliria sot do të luajë sërish në transfertë, këtë herë me Elbasanin. Ndonëse me një kalendar të pafavorshëm, fushë-krujasit besojnë se janë më të avantazhuar për qëndrimin në Kategori. Fitorja e fundit në transfertë ndaj Shënkollit u ka dhënë qetësi, por jo siguri për vazhdimësinë.
Iliria
Kapiteni Ledio Doçi e ka të qartë se nuk do të jetë e lehtë, e megjithatë beson te pikët. “Fitorja e fundit ishte mjaft e rëndësishme, mirëpo për të qëndruar të qetë, duhet të kemi vazhdimësi. Përballja me Elbasanin është e vështirë, pasi ky kundërshtar na ka marrë pikët e plota deri më tani. Ka ardhur koha për ndryshim, do ta thyejmë me patjetër këtë ters, në të kundërt do të rrezikonim”, tha autori i dy golave në javën e fundit.

BUJAR BALLIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"