“Ndërton” palestër në shtëpi në kohë karantine, titullari i Vllaznisë: Nëse na preket rroga, do të ishte…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2020 | 22:55

“Ndërton” palestër në shtëpi në kohë karantine, titullari i Vllaznisë: Nëse na preket rroga, do të ishte…

Dajan Shehi iu bashkua Vllaznisë nga të parët në verën e vitit të kaluar, kur shkodranët sapo ishin ngjitur në Superiore. Qendërmbrojtësi vinte pas një eksperience pozitive te Kastrioti, ndërsa më parë kishte luajtur me Teutën dhe për pak muaj me klubin e madh kroat, Hajduk Split. Në këtë periudhë karantine titullari i Vllaznisë ka gjetur një zgjidhje në shtëpinë e tij në Elbasan, duke “ndërtuar” një minipalestër. Për “Panorama Sport” 23-vjeçari tregon ditët pa futboll, ndërsa bën një koment edhe për pagat, të cilat nuk janë dhënë ende te Vllaznia pas përplasjeve në Këshillin Bashkiak.

dajan shehi

Dajan, si po e kaloni këtë situatë të pazakontë?
Dihet tashmë që është një situatë e keqe, si në vendin tonë, po ashtu edhe në të gjithë botën. Ky virus po vret shumë njerëz dhe shpresoj që të bjerë numri i viktimave. Uroj që të gjendet ilaçi sa me shpejt dhe të kthehemi në jetën normale.

Ju ka ndodhur ndonjëherë të qëndroni kaq gjatë shtëpi?
Nuk më ka ndodhur më parë që të qëndrojmë kaq gjatë në shtëpi, pasi ne si futbollistë jemi mësuar gjithmonë të jemi në aktivitet. Nuk jam mësuar të qëndroj i mbyllur në shtëpi. Por, unë nuk e kam ndierë shumë këtë kohë, pasi kam vend te shtëpia dhe kam bërë një palestër të vogël dhe bëj stërvitje çdo ditë.

dajanshehi

Sipas jush, si duhet të vazhdojë kampionati?
Mendoj se kjo situatë do kaloj dhe shpresoj që të vazhdojë kampionati aty ku ka qenë. Pretendimet e Vllaznisë dihen. Duam të kapim Kupat e Europës dhe nëse kampionati mbyllet, nuk përfitojmë. Do të ishte mirë që sezoni të zgjidhet në fushë dhe jo në tavolinë.

vllaznia

Financat janë kthyer në problem, i druheni faktit për paga të përgjysmuara?Ka shumë futbollistë që mbajnë familjen nga ky profesion dhe nëse nuk do paguhemi apo do na përgjysmohet rroga, do ishte pak problem për çdo lojtar. Shpresoj që të ketë një zgjidhje dhe të paguhemi plotësisht.

ADMIR URUÇI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"