Ndërsa basketbolli i Shqipërisë turpërohej, Kosova shkruante historinë në kualifikueset e Botërorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2017 | 12:03

Ndërsa basketbolli i Shqipërisë turpërohej, Kosova shkruante historinë në kualifikueset e Botërorit

Kosova ka shënuar fitore historike dje në mbrëmje ndaj Estonisë, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, për të prerë biletën për në turin kualifikues të kampionatit botëror “Kinë 2019”. Kosova triumfoi në ndeshjen përmbyllëse të Grupit C me rezultatin 75-69.

kosova basketboll

Në një ndeshje të elektrizuar në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, të besuarit e drejtuar nga trajneri Bred Grinberg bënë një performancë të jashtëzakonshme ndaj Estonisë, që i mbyll paraeliminatoret si e para e grupit. Heroi i mbrëmjes, që i dha kualifikimin Kosovës, ishte sërish kapiteni Dardan Berisha, i cili regjistroi 28 pikë, 6 asiste dhe 4 topa në tabelë.

asdasdasdsa

I vlefshëm ka qenë edhe kontributi i Erjon Kastrati që shënoi 13 pikë. Me këtë fitore Kosova e mbyll këtë aventurë të parë botërori, e dyta në Grupin C me dy fitore, duke eliminuar Maqedoninë, që kishte shënuar vetëm një fitore, atë ndaj Kosovës. Bosnjë Hercegovina, Bjellorusia, Kosova dhe Austria, si të dytat e grupeve, u bashkohen në short Grupi A (Mali i Zi, Slloveni, Spanjë); Grupi C (Poloni, Lituani, Hungari); Grupit E (Belgjikë, Francë, Rusi) dhe Grupit G (Gjermani, Serbi, Gjeorgji). Sipas FIBA Europë, Kosova nuk do të jetë në një grup me Serbinë. Shorti do të hidhet mëngjesin e 24 gushtit në Mynih.

kosova

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Isa Mustafa përmes një postimi në “Facebook”, ka uruar përfaqësuesen e Kosovës për kualifikimin. “Fitore fantastike e basketbollistëve të Kosovës përballë Estonisë së fortë. Kalimi i fazës parakualifikuese për Kupën e Botës 2019, dëshmon potencialin e madh të basketbollit tonë. Pas xhudos dhe sporteve tjera, basketbolli po e ngre emrin e Kosovës në majat e sportit botëror. Urime”, ka shkruar Mustafa.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"