Ndërroi fanellën me Nejmar, Serxhio Ramos: Uroj të jetë e fundit që vesh me Barçën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 30, 2017 | 17:05

Ndërroi fanellën me Nejmar, Serxhio Ramos: Uroj të jetë e fundit që vesh me Barçën

Kapiteni i Real Madrid, Serxhio Ramos, uron që Nejmar të largohet sa më parë nga Barcelona, në mënyrë që të ketë një problem më pak përballë sa herë që të luajë kundër katalanasve. Pas “El Clasico” që u luajt në SHBA, Ramos u pa duke bashkëbiseduar me Nejmar, ndërsa lojtarët ndërruan fanellat njëri me tjetrin.

15013857370838

“Kam një marrëdhënie shumë të mirë me të. E ndërrova me të fanellën pas ndeshjes dhe shpresoj që të jetë e fundit me Barcelonën, pasi kjo do të thotë që ne do të kishim një problem më pak. Nuk më tha asgjë, nuk dua të tregoj gjëra që thuhen në privatësi mes njerëzve dhe mendoj se çdokush është i lirë të zgjedhë vetë të ardhmen e tij”, deklaroi Ramos rreth situatës së brazilianit i cili mendohet se është shumë pranë kalimit te PSG.

“Mendoj se është një futbollist i madh dhe një pjesë e rëndësishme e Barcelonës, por ai është personi që duhet të zgjedhë të ardhmen e tij. Nëse largohet, ne do të na hiqte nj problem, pasi në ndeshjet kyç ai bën diferencën”, vijoi Ramos rreth brazilianit.

1448128896505_lc_galleryImage_Barcelona_s_Neymar_left_d

I pyetur nëse humbja në sfidën e sotme mund të ndikonte psikologjikisht te skuadra për Superkupën e Spanjës të cilën do ta zhvillojë pikërisht përballë Barcelonës, Ramos dukej i qetë në këtë aspekt.

“Ne nuk na pëlqen të humbasim asnjëherë dhe nuk i duhet dhënë më shumë rëndësi se sa ka në të vërtetë. Por Superkupa e Spanjës është një titull dhe kur ka një trofe në mes, gjithçka ndryshon”, deklaroi kapiteni i Real Madrid.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"