Ndërprenë derbin e kryeqytetit, policia gjobit 14 tifozë bardheblu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2017 | 16:43

Ndërprenë derbin e kryeqytetit, policia gjobit 14 tifozë bardheblu

Policia e Tiranës ka ndëshkuar me gjobë, 14 tifozë të skuadrës së Tiranës, që shkaktuan ndërprerjen e takimit të basketbollit, në derbin e kryeqytetit, mes Tiranës dhe Partizanit, që u luajt në 27 tetor në sallën “Farie Hoti”.

fanatics basketboll

Masa administrative ka qenë nga 10 deri në 15 mijë lekë, por nuk është lënë me kaq. Individët që janë skeduar si të dhunshëm, janë përfshirë në listën e zezë të uniformave blu, dhe nëse përsërisin këto veprime dhune, do t’iu ndalohet deri në 2 vjet, hyrja në ambiente sportive.

Policia, në këtë mënyrë, ka nisur aplikimin e gjobave individuale për shkaktarët e dhunës nëpër ambiente sportive, si një nevojë për të sensibilizuar ultrasit që shkaktojnë këto trazira.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"