“Nderojmë flamurin edhe kur humbim”, Bushi: Anglinë nuk e kemi frikë, nuk na shënojnë nëse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2019 | 11:47

“Nderojmë flamurin edhe kur humbim”, Bushi: Anglinë nuk e kemi frikë, nuk na shënojnë nëse…

Trajneri i Kombëtares U-21 të Shqipërisë, Alban Bushi, foli në konferencën për shtyp pas publikimit të listës për ndeshjen me Anglinë.

alban bushi

Bushi foli për kundërshtarin, të cilin e quan të fortë, por gjithashtu ka besim se nëse lojtarët e tij luajnë si grup, edhe Anglia do e ketë të vështirë t’i shënojë. Bushi nënvizoi disa të rinj që vijnë për herë të parë tek Shpresat, ndërkohë foli edhe për shkëmbimin e lojtarëve mes Kombëtareve të moshave.

NDAJ ANGLISË – E dimë kush është Anglia, e kemi parë, kjo është favor për ne. Futemi gjithmonë të fitojmë, edhe nëse është Anglia, apo San Marino. Por, duhet të kemi kujdes nuk do futemi të bëjmë sulmuese, por të bëjmë sulme të sakta. Strategjia e lojës është të mbrohemi mirë dhe të kundërsulmojmë. Forca e tyre dihet. Nëse luajmë në sulm, do na hapin probleme sepse kanë lojtarë të shpejtë. Anglia është ekip i madh, por nuk duhet pasur frikë. Edhe mund të fitojmë, të barazojmë apo humbim. Nuk shoh asnjë problem në këtë aspekt. Kemi luajtur me Italinë, Spanjën dhe Francën. Kemi pësuar për fajin tonë. Nëse nuk bëjmë gabime individuale, Anglia nuk na shënon. Po të jemi të bashkuar do e kenë të vështirë. Edhe Spanja vetëm në fund na shënoi në ‘Selman Stërmasi’ kur luajtëm me ta.

RISITË  – Kemi marrë tre lojtarë të rinj, është edhe Ismajlgeci, Domi e Tuci. Ata janë të rinj, ditëlindja 2000, dhe luajnë në ekipet e tyre. Janë edhe në formë. Do shohim në stërvitje se kush do të luajë nga fillimi. Kemi pasur probleme, pasi kemi tre lojtarë te U19, Broja, Bullari dhe Ndreçka. Tafa është me kartonë, Vrioni i dëmtuar. Hebaj sa ka ardhur nga dëmtimi. Te lojtari i sulmit jemi me gjysmë-sulmues të themi. Gjithsesi do mundohemi që me këta lojtarë të bëjmë më të mirën.

TIFOZËT – Patjetër që është një ndeshje e rëndësishme për ne dhe për tifozët. Ata duhet të vijnë të shohin Shqipërinë, pastaj Anglinë. Kemi bërë ndeshje të mira, edhe kur jemi mundur, për të respektuar flamurin, veten dhe tifozët. Do e bëjmë sërish këtë. Duhet të dimë kush jemi dhe më kë luajmë. Kur jep maksimumin, edhe tifozët janë të ndërgjegjshëm, nuk është se kërkohet diçka më shumë, edhe nëse mundesh. Në Shkodër do të vijnë tifozët, kanë ardhur edhe më parë, edhe ndeshje të tjera.

SHKËMBIMI I LOJTARËVE – Rrallë shkojnë lojtarë poshtë. Normal është penalizim kur na ikin lojtarë. Na ndryshon skema dhe strategjia, që nderohet në bazë të lojtarëve. Edhe ata që janë thirrur janë të mirë. Problemi që kemi luajtur me disa ndryshime në formacion ka qenë edhe më parë. Po stabilizohemi dhe besoj se për një apo dy vite nuk do kemi më probleme me lojtarët.

GOLAT NË FUND – Është problem për të gjithë, do ekzistojë edhe 100 vite më pas. Ti je i lodhur, dhe ekipi kundërshtar të vjen me shumë forca në sulm për rezultat. Është dhe çështje fati. Nuk është se e kemi problem këtë pjesë. Pësojmë, por edhe mund të shënojmë, madje edhe në fillim. Është ndeshje futbolli, normal në fund duhet më shumë kujdes Duhet përqendrim. Në minutën e fundit ne shënuam në Stamboll, dhe morëm një barazim.

RADA DHE LAKTI – Rada është pjesë e jona. Janë të perspektivës, datëlindje e vitit 2000. Lakti do jetë me U20, sikurse edhe Çelhaka, lojtar shumë i mirë. Do të luajnë me Kroacinë. Çelhakën e kam pasur në konsideratë ta marr edhe tani, por është më mirë të luajë. Janë të dy të perspektivës. Menduam të marrim lojtarë të datëlindjes 98 në atë pozicion, sepse edhe Anglia luan me një formacion të datëlindjes 98. Është problem nëse ata janë më të mëdhenj. Për 2-3 muaj, me këto ritme mund të bëhen pjesë e jona. Rezart Rama do të jetë me Shqipërinë U20. kur t’i vijë mosha, do të vijë me U21-shin, ai dhe të tjerët.

LOJTARËT ME MINUTA – Lojtarët të gjithë kanë minuta, sidomos të formacionit që e kam në kokë. Sidomos mesfushorët, ku do ndërtojmë lojën, që po luajnë mirë në Shqipëri dhe jashtë. Kemi të tre lojtarët e Lokomotivës që po luajnë rregullisht në Kroaci me Lokomotivën.

SKEMA E PREFERUAR – Skema është në varësi të lojtarëve. Më pëlqen loja sulmuese, por kur kundërshtari ka topin, dua 11 veta mbrapa.

FLORENT SHEHU – Nga Lacio kemi marrë lojtarë edhe në të shkuarën. Tani kemi Kalajn, që mund të bëhet lojtar i madh nëse ndryshon pak stilin e lojës. Mund të flasim për të sikur për Kumbullën. Për Shehun nuk ka pasur bisedime për ta afruar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"