Nderimi i parë pas vdekjes për Fadil Vokrrin, do t’i vendosin emrin e tij stadiumit kombëtar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2018 | 15:11

Nderimi i parë pas vdekjes për Fadil Vokrrin, do t’i vendosin emrin e tij stadiumit kombëtar

Fadil Vokrri ikona e futbollit kosovar u përball sot me një komplikim shëndetësor të cilin nuk arriti ta driblonte me sukses duke humbur jetën. I menjëhershëm ka qenë reagimi i personaliteteve mediatike të Shqipërisë dhe Kosovës. Vlen të përmendet këtu reagimi i kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti. Me anë të një citimi në “Facebook” ai ka shprehur keqardhjen e tij për legjendën kosovare dhe ka treguar se stadiumit kombëtar që po ndërtohet në Prishtinë do t’i vendosin emrin e tij.

vokrri

“Një jetë plot suksese, e duke pritur sukseset e radhës së ngritjes së përfaqësueses së Kosovës. Vështirë i zëvëndësueshëm në çdo pozitë që luajti e që mbajti. I respektuar në çdo vend që jetoi. Lajm i hidhur. Stadiumi i qytetit me nder do ta mbajë emrin e tij, Fadil Vokrri”, u shpreh Shpend Ahmeti në postimin e tij.

pendi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"