Nderim Nexhipi tregon emocionet e turneut të bamirësisë, një sirian e befason

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2020 | 17:31

Nderim Nexhipi tregon emocionet e turneut të bamirësisë, një sirian e befason

Një turne për bamirësi u zhvillua ditën e premte në Tiranë, për një kauzë shumë humanitare. Të ardhurat që do të grumbulloheshin nga biletat do të shkojnë në ndihmë të familjeve në nevojë, që janë prekur nga tërmeti i 26 nëntorit në vendin tonë. Organizatorët kishin ftuar edhe Artim Shaqirin dhe Nderim Nexhipin. 

Nexhipi

Ishte vërtet kënaqësi që t’i shihje me fanellën e Kombëtares shqiptare. Drejtori i Kukësit, në një prononcim për “Lajmpress”, ka treguar ndjesinë. “Ishte një ndjenjë e veçantë. Luajtëm në një superstadium të ri, që më riktheu në memorie veten kur luaja në Europë. Ishte një superorganizim dhe jam shumë krenar që isha pjesë e këtij spektakli.

Aq më tepër që kishte për kauzë ndihmën për familjet e goditura nga tërmeti. Ishin shumë futbollistë që kanë lënë gjurmë në Kombëtaren e Shqipërisë dhe për mua që isha aty, e theksoj se ishte një nder dhe një kënaqësi shumë e madhe”, deklaroi Nexhipi.

Nexhipi Kombetarja

RRJETET SOCIALE – Nexhipi ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një foto nga eventi i bamirësisë, duke shkruar: “Ishte një kënaqësi e veçantë që vesha fanellën dhe isha pjesë e ekipit shqiptar në ‘Air Albania Stadium’. Faleminderit”. Më poshtë, lojtarë të Kukësit kanë ngacmuar me batuta drejtorin e tyre. “Po të stërvitesh me superlojtarë, bën performancë të mirë”, i ka shkruar Eduard Rroca me të qeshura. Ndërsa Vasil Shkurtaj është më i prerë: “Bravo drejtor!”

Fotolajmi

SIRIANI – Një propozim i çuditshëm nuk ka munguar në foton e tij. “Jam Udai Jabori, lojtar sirian i ekipit të të rinjve të Sirisë dhe kryegolashënues i ekipit të të rinjve. Jam 19 vjeç, me talent të mrekullueshëm dhe nuk dua para, por vetëm që të luajë në një ekip. Vetëm ju mund të më ndihmoni që t’i bashkohem një skuadre”, ka shkruar siriani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"