Ndërhyrja “horror” në Europa Ligë, në Itali kapen me rastin e Ronaldos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2021 | 15:03

Ndërhyrja “horror” në Europa Ligë, në Itali kapen me rastin e Ronaldos

Ndeshja Slavia Pragës-Rejnxhërs, e luajtur mbrëmjen e djeshme për raundin kualifikues të Ligës së Europës, pati një episode qe për pak sa nuk përfundoj në një tragjedi.

111038083-65e32ba7-2e62-4f05-9860-fa3f43794ecb

Gjatë një dyluftimi për top, sulmuesi i skocezëve, Ruf goditi me takë në fytyrë portierin e Slavias, Kolar, duke i shkaktuar këtij të fundit frakturë në fytyrë teksa sulmuesi u përjashtua menjëherë me karton të kuq.

182705931-1347355d-7875-4b1f-a38c-b758fe9226ac

Por në rrjetet sociale kanë plasur polemikat, me tifozët të cilët krahasuan rastin e djeshëm dhe një rast të ngjashëm në fundjavë në ndeshjen Kaljari-Juventus, ku gjatë një aksioni të bardhezinjëve, sulmuesi  Ronaldo goditi portierin e Kaljarit, Kranjo në fytyrë, dhe ndërhyrja u portugezit u ndëshkua vetëm me karton të verdhë nga gjyqtari Italian, Kalvareze.

Në foto duket si i njëjti faull teksa tifozët nuk janë përmbajtur duke lëshuar një lumë komentesh për favorizimin e portugezit në Seria A. “Ronaldom meritonte të kuq”, shkruan ish-gjyqtari italian, Luka Mareli.

11 22 33 44

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"