Ndërhyrja e famshme shkaktoi jo pak zemërim te futbolldashësit, Kielini lavdëron Ramosin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2020 | 21:39

Ndërhyrja e famshme shkaktoi jo pak zemërim te futbolldashësit, Kielini lavdëron Ramosin

Xhorxho Kielini e ka quajtur një ndërhyrje prej mjeshtri atë që i bëri Serxhio Ramos sulmuesit të Liverpulit, Mohamed Salah në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2018.

salah

Ramosi e kapi sulmuesin egjiptian nga krahu dhe e plasi në tokë në pjesën e parë të ndeshjes së luajtur në Kiev, gjë e cila bëri që Salah të largohej para se të mbyllej pjesa e parë.

salaha

Lojtari më në formë i Liverpulit u largua në lot drejt dhomave të zhveshjes dhe Reali e pati më të lehtë për të fituar kundër anglezëve me rezultatin 3-1.

“Ata thonë që Ramos është impulsiv dhe jo taktik. Që 8-10 gola në sezon shkaktohen nga gabimet e tij. Që është teknik dhe mund të ishte dhe një sulmues, gjë e cila është e kundërta ime. Ama ai ka karakteristika që si ka pothuajse asnjë tjetër.

Ramos di si të jetë deciziv në ndeshje të mëdha, me ndërhyrje që shkojnë përtej çdo logjike, të cilat mund të shkaktojnë dëmtime me një zgjuarsi prej djalli. Ajo kundër Salah në finale të Ligës së Kampionëve në vitin 2018 ishte një ndërhyrje prej mjeshtri,” shkruan Kielini në librin autobiografik, raporton “AS”.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"